A mund të lexoj Kur’an në telefon kur jam me menstruacione?

Pyetje: Eselamu alejkum! Deshta te dij se a mund te lexoj Kur’an ne telefon gjate kohes kur jam me cilek menstrual?

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se nuk lejohet leximi i Kur’anit për femrën që është me hajd (menstruacione). Ndërsa disa prej dijetarëve janë të mendimit se lejohet leximi i Kur’anit edhe nëse femra është në atë gjendje dhe se nuk ka argumente të mjaftueshme për të penguar atë prej këtij ibadeti. Dhe unë anoj kah mendimi i dytë i dijetarëve, i cili e lejon një gjë të tillë.

Për më gjërësisht, lexo: A lejohet leximi i Kur’anit apo hyrja në xhami, duke qenë i/e papastër?

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *