Kur personi martohet dhe nuk e gjen femrën të virgjër…

Kjo është një pyetje e mirë dhe shumë e rëndësishme. Pse, o vëllezërit tanë? Sepse njerëzit në këtë çështje ndoshta pasojnë traditën e injorancës. Duhet të dimë se dijetarët kanë përmendur shkaqe të ndryshme, që mund ta bëjnë femrën të humbasë virgjërinë. Po ashtu, dhe mjekët përmendin shkaqe të ndryshme, si psh nga ndonjë goditje, nga menstruacionet e shumta, ose ndoshta, kur ka qenë e vogël, ka lozur lojëra që kanë ndikuar në këtë, pra, shkaqet janë të shumta…

Ndaj, dhe ai i cili martohet dhe nuk e gjen të virgjër, duhet të dijë se ka shumë arsye që mund të kenë shkaktuar “zhvirgjërimin”. Nëse është njeri i kuptueshëm, që mund ta përmbajë veten dhe ta justifikojë, kjo është më e mira, por në rast të kundërt e ka detyrë që së paku t’ia mbulojë atë të metë. Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:…

“Kush ia mbulon një të metë një muslimani, Allahu do ia mbulojë atij”. E ka haram, e ka haram që të përhapë ndër njerëz se ajo nuk është e virgjër (duke lënë hapësira për nënkuptime të padenja) ndërkohë që ai zhvirgjërim mund të ketë ardhur nga ndonjë shkak tjetër përveç zinasë, ose mund të ketë qenë e detyruar me forcë në atë zina, apo ndonjë shkak tjetër që ju mund ta dini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *