Kur Pejgamberi I Tha Xhibrilit Që Ta Përshkruan Xhehenemin

Transmetohet në një hadith se Pejgamberi (alejhi selam) e pyeti Xhibrilin (alejhi selam). që t’ia përshkruajë xhehenemin.

“O Muhamed, xhehenemi është i errët dhe në të është errësirë e madhe. Sikur një pjesë e xhehenemit, sa gjilpëra, të kishte dalë në dynja, do ta kishte djegur tokën dhe çdo gjë që ka në të. Sikur një rrobë prej rrobave të xhehenemlinjëve të ishte varur në ndonjë vend të tokës, do ta kishte shkatërruar dynjanë prej erës së rëndë që e ka.

Sikur një pjesë e ushqimit të xhehenemlinjëve të ishte sjellë në dynja do t’ua kishte prishur jetën njerëzve në këtë dynja. Sikur një engjëll prej engjëjve të xhehenemit, të cilët në numër janë 19 dhe janë rojet kryesore të xhehenemit, të ishte sjellë në këtë botë, do të kishin vdekur të gjithë njerëzit nga pamja e shëmtuar që ka ai engjëll. Sikur një rreth prej zinxhirit të gjatë me të cilin lidhen xhehenemlinjtë të ishte sjellë në dynja, do të ishte shafitur toka dhe çka ka në të.”

Kur e dëgjoi pejgamberi (alejhi selam) këtë tha:

“Mjaft o Xhibril, mjaft! Dhe filloi të qajë, e bashkë me të edhe xhibrili (alejhi selam). Pejgamberi (alejhi selam) i tha: “O Xhibril, a po qan edhe ti që çfarë pozite ke ti tek Allahu?!” Xhibril (alejhi selam) vazhdon e thotë: “Ç’më pengon mua që Allahu të më ndryshojë gjendjen time ashtu siç e ndryshoi gjendjen e Iblisit të mallkuar?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *