Nëse nga gazrat ndyten teshat e brenshme, si duhet vepruar?

Pyetje: Selamun Alejkum! Nëse veshjet e mbrendshme të përlyhen nga lëshimi i gazrave të shumta, si duhet vepruar dhe a lejohet të falet namaz me to??? Allahu ju shpërbleftë, Amin! Es-selamu Alejkum!

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Njeriu pasi të liron gazra, prishet abdesi i tij, por nuk ka nevojë të pastrojë vendin apo teshat e tij për këtë. Thotë Ibn Kudameh: Nuk dimë që ka diskutim në mesin e dijetarëve në lidhje me këtë çështje. Kështuqë nënkuptohet se të gjithë dijetarët janë të një mendimi në lidhje me këtë, ngase për të obliguar pastrimin duhet të ketë argument, e që argument i tillë nuk ekziston.
Ndërsa nëse vërtetë teshat e brendshme ndyten aq shumë saqë vërehet papastërtia në to, atëherë më mirë është që të ndërrohen apo të pastrohen ato, e mos të del njeriu me to para Allahut (azzevexhel).

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *