A është i vërtetë transmetimi i namazit për largimin e harresës?

Pyetje: Esselamualejkum. A eshte i vertete transmetimi i hadithit te Aliut radijallahu anhu qe flet per namazin e harreses. Nga Aliu r.a. transmetohet se i ka thene Muhamedit a.s.: O i Dërguar i Allahut, Kur’ani ik prej gjoksit tim, assesi nuk e mbaj mend. Muhamedi a.s. tha: O baba i Hasanit, a dëshiron që ty t’i mesoj disa fjalë – lutje qe prej tyre do të kesh dobi ti, do ti mësosh dhe me atë do të mbash mend gjithçka dhe kurrë nuk do t’i harrosh? Aliu tha: Po, o i Dërguar i Allahut. Muhamedi a.s. tha: Kur të vijë nata e xhuma… para se të flesh fal katër rekate namaz. Lexo në të parin: Fatihanë dhe suren Jasin, në të dytin: Fatihanë dhe Suren Duhan, në të tretin: Fatihanë dhe suren Sexhde, dhe në të katërtin: Fatihanë dhe suren Mulk?

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetimin e lartpërmendur (i cili eshte më i gjatë se aq sa është cekur), dijetarët e kanë rradhitur në mesin e haditheve shumë të dobëta, të cilët nuk merren për argument dhe nuk lejohet veprimi me to.

Këtë transmetim Imam Ibn Xheuzij e ka përmendur në librin e tij “Hadithet e shpifura”, duke thënë se ky transmetim nuk është i vërtetë. (El-Meuduat 2/140)

Ndërsa Imam Dhehebiu thotë se ky transmetim është munker (i rrefuzuar). (Mizanul I’tidal 2/213)

Dhe Shejh Albani thotë se ky transmetim është munker (i rrefuzuar). (Silsiletu Daifeh 3374)

Gjithashtu dhe Shejh Ebu Is’hak El-Huvejni thotë se ky hadith është munker (i rrefuzuar). (Es’iletul hadith min mexheleti teuhid)

Kështuqë, ky transmetim nuk merret parasyshë dhe nuk i takon muslimanit të punojë me të dhe ta adhurojë Allahun me një adhurim për të cilin nuk ka bazë në Kur’an dhe Sunet.

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *