Djaloshi i cili kerkoi qe te bej imoralitet (kurveri) ,pergjigje te mrekullueshme i dha Muhamedi alejhi selam

Kur një i ri vajti tek i dërguari i Zotit dhe i kërkoi leje për imoralitet. Ishte një kërkese absurde dhe e papranueshme, gjë e cila shkaktoi zemërimin e shumë muslimanëve të pranishëm. Ky i ri kërkonte publikisht, që të kryejë imoralitet.

Edhe pse ishte një kërkese absurde, Profeti a.s pranoi të ulet dhe të bisedojë me të. Profeti a.s e afroi pranë vetes dhe i tha:”A do e pranojë një vepër të tillë për nënën tënde”?

Djaloshi i tha: ”Jo për Zotin”.

Profeti a.s e pyeti sërish: ”Po, a do e pranoje për hallën tënde”?

Djaloshi iu përgjigj: ”Jo, për Zotin”.

Profeti a.s e pyeti: ”A e pranon për motrën tënde”?

Djaloshi iu përgjigj: ”Jo, për Zotin”.

Atëherë Profeti a.s i tha: ”Po kështu dhe njerëzit nuk e pranojnë këtë vepër për nënat, vajzat, motrat dhe hallat e tyre.”

Pas kësaj, Profeti a.s e vendosi dorën e tij fisnike mbi kraharorin e djaloshit dhe u lut, që Zoti ta mbrojë nga veprat e ulëta dhe imoraliteti.

Vetë ky djalosh i ri, tregon më vonë: ”Për Zotin nuk kishte gjë që e urreja më shumë se imoraliteti, që pas asaj dite”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *